Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiramës pasi kërcënoi me armë një 49-vjeçar me iniciale A.M.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” ditën e djeshme në kryeqytet. Në momentin e shoqërimit, ai kundërshtoi edhe efektivët e policisë. I arrestuari është Fatjon Hasimi, në lokalin e të cilit u gjet edhe një radio marrëse policie dhe stemë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Ndaj Fatjon Hasimit u referuan materialet për “Kanosje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/tvklan.al