Një 40-vjeçar shqiptar është mbytur në Itali, ndërsa kishte shkuar në plazh me djalin dhe miqtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në në Caorle.

Shqiptari i mbytur është Altin Xhihani. Ka qenë djali i tij që ka ngritur alarmin, pasi babai nuk po kthehej nga deti.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. Menjëherë nisën kërkimet, por pas më shumë se një ore ato nuk nxorën asgjë.

Më pas një mjet lundrues kishte gjetur trupin e pajetë të shqiptarit, rreth 50 metra nga bregu.

Autopsia nuk ka treguar shenja dhune dhe dyshohet se shqiptari është mbytur pasi nuk dinte not.

/tvklan.al