Një aksident me plagosjen e një 76-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan. Referuar njoftimit të policisë bëhet me dije se Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I moshuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

/tvklan.al