Video/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Foto nga vendngjarja

Video/ Përplasen dy makina, një i vdekur

20:03 20/08/2018

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

Dy automjete janë përplasur në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke bërë që një person të humbasë jetën. ABC News raporton se viktima është Behar Malka. Ky i fundit ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Njëra prej makinave të aksidentuara është me targa gjermane. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT