Një 45-vjeçar është plagosur me armë në Fier pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri me iniciale Sh.K është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia identifikoi autorin, i cili është Harun Hoxha 53 vjeç. Pas ngjarjes, i dyshuari u largua por u arrestua disa minuta më vonë nga uniformat blu.

Harun Hoxha akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Drizë të Fierit. Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes. /

tvklan.al