Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bilisht. I plagosuri është identifikuar si Erjon Çollaku 45 vjeç, i cili u qëllua me armë në një lokal në qendër të qytetit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, 45-vjeçari Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes. Ai është me iniciale A.O. 50 vjeç dhe është shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive banale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij. 

/tvklan.al