Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se i plagosuri është Fatmir Zyla 34 veç dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin, i cili ishte identifikuar me iniciale D.G.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pjesën lindore të qytetit. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një sherr i çastit mes tyre. Megjithatë, hetimet do të zbulojnë motivet e sakta të kësaj ngjarje. 

/tvklan.al