6 vajza të reja nga mosha 17 vjeç deri ne 21 vjeç ushtronin prostitucion virtual në këtë sallë të improvizuar me kompjuterë dhe kamera on-line.

Policia e Tiranës gjate operacioni “CHAT LINE 3”  arrestoi 7 persona. Në pranga ra administratorja e kësaj studio Dafina Tresa. 32-vjecarja përveç menaxhimit bënte rekrutimin e vajzave te reja që jepnin shfaqe erotike kundrejt pagesës on-line. U prangos dhe Artur Bakalli  i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Blutë arrestuan gjithashtu 5 nga vajzat të cilat ishin në punë. Ndërsa një 17-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë.  

Në apartamentin që ndodhet në Bulevardin Bajram Curri u sekuestruan 11 kompjuterë dhe 16 lodra seksi. Ky është aksioni i tretë i policisë së kryeqytetit në goditjen e grupeve që ushtrojnë aktivitete te tilla./Tv Klan