Ardian Meta 32 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi tentoi të kalojë 6 shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë.

Arrestimi i tij  u bë pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel” , me targë AA 517 KH, duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, pakistanezë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”./tvklan.al