Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast së trafikimit të minave me telekomandë. Në pranga ka rënë 28- vjeçari Petraq Kote  të cilit i janë sekuestruar 4 mina.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, Kote në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se po vijon punën për identifikimin e personave porositës të 4 minave./tvklan.al