Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Sipas ABCNews mësohet se në automjetin me targa AA284DX të efektivit të policisë Agim Bushgjokaj është vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Vetë polici i cili është marrë në pyetje ka thënë se nuk kishte konflikte me persona të tjerë.

/tvklan.al