Fituesi doli pas procesit të primareve

Emri Vata do të jetë kandidati i opozitës për kryetar bashkie për zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale shpalli fituesit pas mbylljes së procesit të primareve nga anëtarësia.

Në garë ishin gjithsej pesë konkurrentë. Vata ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit do të konkurrojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës mbahen pas shkarkimit të Safet Gjicit të zgjedhur nga radhët e socialistëve. Ai po hetohet për korrupsion pasiv pas skandalit të një video intime.

Rezultatet e primareve:

Emri Vata 274 vota

Gëzim Shehu 170 vota

Ardian Sokol Elezi 163 vota

Uran Cengu 47 vota

Ylber Zeneli 18 vota

Tv Klan