Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kryera në kryeqytet gjatë muajit Janar.

Pirent Kano, i dënuar edhe më parë dy herë për veprën penale të vjedhjes, ra në pranga pas hetimeve të policisë që dokumentuan rastet e vjedhjeve.

Më datë 13.01.2018, dyshohet  se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”,  ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket  në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç.

Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.

Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.

Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në  mjeti tip “Benc 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,

Më datë 21.01.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur  banesen e shtetasit B.H.

Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./

tvklan.al