Pak metra nga dera e shtëpisë 27-vjeçari Indrit Pepa u qëllua me breshëri kallashnikovi. Bashkëfshatari i tij Azis Markola i kishte zënë pritë afër xhamisë duke zbrazur mbi të plot një karikator me plumba.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së enjtes në qendër të Mamurrasit. 27-vjeçari u trasportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por ndërroi jetë rrugës pasi nuk u mbijetoi dot  plagëve të marra.

Sakaq policia ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin  Azis Markola si autor të dyshuar të vrasjes. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, viktima prej kohësh jetonte jashtë Shqipërisë, ndërsa 6 vite më parë kishte plagosur me armë zjarri një person. Për këtë arsye Pepa ishte larguar jashtë vendit dhe rrallë kthehej në banesën e tij në Mamurras. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i vrasjes së të riut.

Kjo është vrasja e dytë në 24 orë në Mamurras. Mbrëmjen e së mërkurës mbeti viktimë e një sulmi me thikë  14-vjeçari A. Sala pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij.

Tv Klan