Paso doble është një nga kërcimet më të vështira dhe që kërkon perfeksion maksimal. Një kërcim të tillë interpretuan Mateus dhe Eliona sonte në “Dance With Me 6” në Tv Klan.

Performanca e tyre ishte pothuajse perfekte, me përjashtim të Mateusit që buzëqeshte vazhdimisht. Sikurse tha dhe balerina e TKOB, Enada, e cila është edhe anëtare e jurisë së “DWM”, ky ishte fakti i vetëm që u hoqi Mateusit dhe Elionës pikët maksimale.

Enada nuk toleroi aspak, madje ishte shumë e rreptë me Mateusin që vazhdonte të qeshte dhe të mos mbante seriozitetin gjatë kërcimit të paso doble. Nga ana tjetër, Enada komplimentoi dhe vlerësoi maksimalisht Elionën, që e interpretoi në mënyrë të shkëlqyer këtë kërcim.

Enada: Kërcimi ishte shumë i bukur, i fortë…Mos më qesh, të lutem mos më qesh, sepse pikërisht në këtë kërcim ti duhet të ishe shumë serioz. Sepse nuk ishte as një paso doble që kishte brenda ndonjë efekt komik e do ta pranoja. Më vjen keq, sepse Eliona me shumë fuqi, me interpretim, ti e rrëzon të gjithë gjënë.

Gentjan Zenelaj: Hëmo fol…të dha dru…

Enada: Ishe shumë mirë, kishe momente që ishe shumë bukur dhe në interpretim dhe në lëvizje, kur në momente të caktuara i vije një buzëqeshje dhe e rrëzojë komplet gjithë gjënë.

Gentjan Zenelaj: E di sa je zvogëluar tani, je bërë kaq 1 metër e 20. Hëmo fol…

Mateus Frroku: Shiko, ne nuk na kanë thënë këtë javë të mos qeshim.

Gentjan Zenelaj: Pastaj shkodranët kështu e kërcejnë paso doblen, e kërcejnë duke qeshur.

Enada: Nuk po komentoj më se ty të ka kapur e qeshura sonte, nuk dua…Do ta jap notën në fund.

Alketa Vejsiu: Ka folur tamam si zysh Enada.

Gentjan Zenelaj: Mateusi për vjeshtë.

Enada: Ore nuk të vjen keq për atë që ke në krah…

Gentjan Zenelaj: Hëmo, të vjen keq për atë që ke në krah.

Enada: … që të zbukuron kur e ke në krah.

Alketa Vejsiu: Nuk të fal Enada, Enada është një nga simbolet e njerëzve më të dedikuar dhe më profesionist që kam njohur.

Enada: Mendo të ishin profesionist këta, nuk do ta kishin të lehtë me mua, në rastin konkret nuk kam çfarë të them.

Alketa Vejsiu: Një njeri të dytë më ambicion në rrethet e baletit unë nuk kam njohur. Një ambicioze dhe një punëtore, një bletë punëtore.

Alketa: Profesor… (i drejtohet Gentjan Zenelajt)

Gentjan Zenelaj: Jo, unë jam asistent profesor se profesoresha është… (Eneda). Do filmoj Enadën duke të të bërtitur dhe do ta nxjerr gjithmonë si video që të të zëri gjumi. E di si u bëre ti, u zvogëlove, u bëre kaq i vogël, si trumcak i vogël. Të vika hakut kjo. Je mësuar me ne ti. Ju e dini që unë e kam shprehur publikisht që të dy ju kam shumë xhan. Eliona, unë nuk e di se si kërcehet paso doble i vrenjtur apo i qeshur, por fakti që ty sot nuk të lëvizi qerpiku, unë të komplimentoj dhe të them bravo të qoftë. Bëtë një kërcënim shumë të bukur.  /tvklan.al