Enca dhe Don Xhoni kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë “Break Down”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Në vetëm 1 ditë video numëron mbi 1,4 milionë shikime në YouTube ku është renditur e para në Shqipëri dhe në vendin e 10 në botë nga të gjitha videot muzikore trende të fundit.

Në rrjet ka qarkulluar një këngë e huaj e cila duket shumë e ngjashme me atë të dy artistëve shqiptarë, por është konfirmuar nga producentët e klipit se nuk është beat i vjedhur, por i blerë ligjërisht.

“24 orë- 1.400.000 klikime, numri 1 në trending në Shqipëri, numri 10 në mbarë botën. Pa shumë komente të tjera, suksesi flet vetë. Shijojeni këtë këngë vere, kërceni sa më shumë dhe jini pozitivë. Dashuri e madhe për skuadrën time dhe të gjithë ata që na mbështesin. Na falni juve që ju kena mërzit!”– shkruan Enca në Instagram. /tvklan.al