Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka disa ditë që ka paralajmëruar publikimin e bashkëpunimit të ri.

Pak orë më parë përmes një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se gjithçka është gati dhe sapo të bëhen 50 mijë komente do të publikohet videoklipi me artistin e ri të skenës, Don Xhon.

“Si t’bohen 50K comments, na e djegim”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Ajo e ka bërë të qartë se gjithçka varet nga fansat dhe është në dorën e tyre se kur do të publikohet kënga e re. /tvklan.al