Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka premtuar se viti 2021 do jetë viti i saj dhe do sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë edhe me relaks.

 “2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet e përqafuar me një mashkull, ku identiteti i tij ngelet i panjohur sepse ka dalë vetëm me shpinë. Ndërkohë që të gjithë prisnim për projektet muzikore të saj, Enca shkakton zhurmë në rrjetet sociale me njw mashkull misterioz.

Nuk dihet nëse personi në foto është i dashuri i Encës apo thjesht është një sekuencë e shkëputur nga klipi i këngës së saj më të re. /tvklan.al