Enca ka realizuar një rubrikë pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja nuk ka kursyer përgjigjet për pyetjet që i janë drejtuar, ku nuk kanë munguar edhe ato lidhur me jetën private.

Ndërkohë, në anën profesionale, Enca njihet si një nga vajzat e estradës që ka marrëdhënie të mira me kolegët, por asnjë të afërt. Duket se pyetja e një ndjekësi ka nxjerrë edhe arsyen e zgjedhjes së saj për të pasur një qëndrim të caktuar në këtë aspekt të karrierës.

I famshmi më i pavërtetë në industrinë shqiptare (thuaji të gjitha)”, është pyetja. “Do i bija më shkurt po të përmendja të vërtetët”, i është përgjigjur Enca.

Lidhur me projektet muzikore, ajo ka zbuluar se këtë vit do të sjellë shumë të tilla, ndërsa për mungesën e ka cilësuar se “ka pasur nevojë për kohën e saj”. Më tej, ka pyetur fansat edhe për llojin e këngës që dëshirojnë, një këngë si vajzë “e keqe” apo “e mirë”.

Pozat provokuese nuk kanë munguar as kësaj here, pasi Enca ka treguar edhe foton e fundit në galerinë e saj të imazheve. “Topless”, e mbuluar vetëm nga flokët e saj, këngëtarja provokoi sërish imagjinatën, edhe në një bisedë të thjeshtë në rrjete sociale./tvklan.al