Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po vijojnë hetimet lidhur me shpërthimin e tritolit në lagjen “Rus” të Shkodrës, të shtunën e shkuar.

Vetë shef i policisë së qytetit verior, Hamdi Shullani nuk pranon të bëjë të ditur asnjë informacion për mediat sa i takon ngjarjes ku mbetën të plagosur 8 persona.

https://www.youtube.com//embed/CZUezU4kI_A

“Po merren Krimet e Rënda nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Vazhdon hetimi, është sekret.”

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar mbi autorët e vendosjes së tritolit. Lënda plasëse ishte e vendosur në një motorciklete, e cila ishte e parkuar në pranë automjetit Lulzim Kullës.

Veç Kullës, nga shpërthimi u plagosën dhe 7 persona të tjerë, ndërsa u shkaktuan dhe dëme të shumta materiale në godinat pranë.

Tv Klan