Kryeson Biden, Trump merr disa shtete të rëndësishme

Demokrati Joe Biden ka një avantazh me jo më shumë se 2%, ndaj rivalit republikan Donald Trump, teksa procesi i numërimit të votave është duke vazhduar.

Nga numërimi i deritanishëm rezulton se në votat popullore Biden ka një mbështetje prej 50.1% kundrejt  48.2% të Trumpit. Diferenca është shumë herë më e ngushtë se ç’parashikonin sondazhet, që e çonin në 8%.

Këto përqindje përkthehen në 238 vota kolegji për Bidenin dhe 213 për Trumpin. Për t’u zgjedhur president nevojitet minimalisht mbështetja e 270 anëtarëve të kolegjit. E teksa fitorja është e qartë për Trumpin, në shtete federale si Florida që ishte përcaktuese për të edhe në zgjedhjet e 4 viteve më parë, janë 7 shtetet kyçe ku kandidatëve u ofrohen 86 delegatë mes të cilave edhe Pensilvania e shumëpërfolur ku kandidati republikan është po ashtu në avantazh të lehtë. Gara është e fortë çdo votë edhe në Nevada, Miçigan dhe Uinskonsin.

Në dy të fundit, Biden i ka marrë avantazhin Trumpit me një diferencë të lehtë, teksa mbeten shumë pak vota për t’u numëruar. Nëse shpallet fitues edhe në këto dy vende, Biden siguron 270 delegatët e nevojshëm. Ndërsa Trumpit i duhet fitorja veç tyre edhe në Xhorxhia, Karolinën e Veriut.

Në numërim janë edhe votat për pjesën më të madhe të anëtarëve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Tv Klan