97 viktima e 2 të mbijetuar nga tragjedia ajrore

Janë 97 viktimat e rrëzimit të avionit në aeroportin e Karacit një ditë më parë. Dy pasagjerë kanë mbijetuar. Njeri prej tyre është Zafar Masood, bankieri më i madh në vend.

Deri tani janë identifikuar rreth 20 trupa të pajetë, proces i cili po ecën me ritme të ngadalta për shkak të djegieve të mëdha.

Airbus A320 ra mbi një lagje shumë të populluar. Fillimisht nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin pasagjerë apo banorë të lagjes, por me vonë autoritet konfirmuan se avioni nuk kishte shkaktuar asnjë fatalitet në tokë.

Aksidenti ndodhi disa ditë pas rifillimit të fluturimeve pas heqjes së masave bllokuese që ishin në fuqi prej një muaji me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por edhe në kohë feste për besimtarët myslimanë në Pakistan që celebrojnë Fiter Bajramin.

Menjëherë pas ngjarjes Kryeministri i Pakistanit njoftoi nisjen e hetimeve për të zbuluar shkaqet të cilat deri në këto momente janë mister.

Tv Klan