Palët ndahen për postin e presidentit

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe një takim tjetër ndërmjet krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët po synojnë bashkëqeverisje në të ardhmen.

Ndonëse mbrëmë ishin më optimist dhe thanë se ka avancim në bisedime pas takimit të sotëm i cili zgjati  më shumë se tre orë  e vetmja që u tha për media është se bisedimet do të vazhdojnë.

Takimet pritet të vazhdojnë siç u tha deri në gjetjen e një formule të përbashkët për bashkëqeverisje.

E vetmja gjë që është duke zgjatur këto takime është ajo e presidentit. LDK po instiston që posti i presidentit dhe kryeparlamentarit është i barasvlefshëm me atë të kryeministrit por njëjtë nuk po mendon  LVV-ja .  

Tv Klan