Endet 13 vjet për një vend pune, “Stop” zgjidh problemin e mësueses

Endet 13 vjet për një vend pune, “Stop” zgjidh problemin e mësueses

21:09 22/03/2019

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Gjakovës, për problemin e zonjës Afërdita Dubali. Ajo ka studiuar për cikël të ulët në Elbasan, ka bërë dhe master e ka marrë licencën për mësuese nga Ministria e Arsimit në Kosovë.

Ju falenderoj për ardhjen nga Tirana deri në Gjakovë për zgjidhjen e çështjes që mua më mundon prej kaq shumë vitesh. Kam mbaruar Fakultetin e Mësuesisë me titullin mësuese për ciklin 3-vjeçar, cikël ky i mbyllur sipas Fakultetit të Elbasanit Aleksandër Xhuvani dhe tani gjendem në një udhëkryq sepse e drejta ime për ushtrimin e profesionit, megjithëse jam e licencuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës, në Drejtorinë Arsimore të Gjakovës më thonë se duhen 240 kredite, ndërkohë që Fakulteti i Elbasanit është cikël i mbyllur deri në vitin 1999, deri në kohën që unë e kam marrë diplomën. Në drejtorinë arsimore të Gjakovës kam shkuar disa herë, por ma ndërpresin të drejtën e konkurrimit për arsye se unë nuk i kam pikët adekuate për vazhdimin e këtij profesioni. Më thonë të duhen 240 kredite, ndërkohë që e theksoj, kjo nuk është me kredite, diploma është cikël i mbyllur. Atëherë në vazhdimësi kam edhe diplomën e masterit, u detyrova ta bëj edhe një master profesional Drejtim dhe Administrim Arsimi. Drejtori më thonë se është drejtim jo në fushën e arsimit. Kjo është në fushën e arsimit, sepse edhe mbrojtja e diplomës që kam bërë është për mendimin kritik të nxënësit, është temë përkatëse që i përket arsimit. Ky është problemi im. Shpresoj që të zgjidhet me mirëkuptim nga ana e Drejtorisë Arsimore dhe të gjithë me radhë

”, thotë për “Stop” zonja Dubali.

Por zonjën e pengon Drejtoria Arsimore Rajonale e Gjakovës. Në këtë institucion të përcjellin tek Inspektoriati Arsimor i Gjakovës.

Drejtori i ZA Gjakovë-A ju doni me e punësu si mësuese ktë aaa?

Gazetari-Do ta punë…,nuk e punësojmë, ne e punëson ligji.

Drejtori i ZA Gjakovë- Aaa po me ligjin, atëherë kjo le të çojë përfaqësuesin e ligjit kjo, jo median.

Drejtori i ZA Gjakovë-Kjo ndoshta mos e ka 3- vjeçar.

Gazetari-Po 3- vjeçare e ka për cikël të mbyllur, por nuk është problem ky.

Drejtori i ZA Gjakovë-Jo, është shumë problem.

Gazetari-Pse?

Drejtori i ZA Gjakovë-Për besë nuk pranohet kurrë.

Drejtori i ZA Gjakovë-A ju doni me e punësu si mësuese ktë aaa?

Gazetari-Do ta punë…,nuk e punësojmë ne, e punëson ligji.

Drejtori i ZA Gjakovë- Aaa po me ligjin atëherë kjo le të çojë përfaqësuesin e ligjit kjo, jo median.

Gazetari- Ministria e Arsimit të Kosovës thotë “Në bazë të dispozitave të cekura më lart”-thotë,- “t’i njihen gradat e fituara në universitetin “Aleksandër Xhuvani”!

Gazetari- Më fal ëëë..?

Drejtori i ZA Gjakovë- Ajo është e drejtë e ktyne me dhanë atë, unë s’është e drejtë e jemja.

Gazetari- Ju? Ju jeni në varësi të Ministrisë së Arsimit!

Drejtori i ZA Gjakovë- Po, po!

Gazetari-S’jeni në kokë tuajën.

Drejtori i ZA Gjakovë- Jo, jo, a je ka m’kupton?

Gazetari- Ja ku ke, ka marrë…si mund të japë një ministri një licencë. Si mund ta japë licencën Ministria e Arsimit këtu? E kanë fut ata kot? Ja, ja ku e ke licencën e zonjës, ja ku i ke dhe gradat, që i merr të fituara.

Juristi Dardan Bakia- Ministrisë së Arsimit,

Gazetari- Po e patët ju gabim pastaj?

Juristi Dardan Bakia- Inspektoratit të Arsimit.

Gazetari- Po do shkoj unë dhe atje.

Juristi Dardan Bakia-Kërko Inspektoratin e Arsimit, ai është përgjegjës është pjesë e Ministrisë në Gjakovë. Nëse ata thonë, unë nuk e di…?!

Ndërsa drejtori i Inspektoratit Arsimor të Gjakovës, Gjergji Gojani thotë se zonja nuk ka asnjë problem dhe në këtë rast është Drejtoria Arsimore Gjakovë, që po abuzon me zonjën.

Gjergji Gojani:

Tani, zonja Afërdita Dubali, e cila ka mbaruar në Elbasan dhe ka një vërtetim dokument për njohje nga Ministria e Arsimit, secili dokument që lëshohet nga Ministria ku unë punoj, është valid (i vlefshëm). Pra ka një dokument valid, ka një kualifikim për cikël të ulët të nivelit një katër siç ka qenë atëherë dhe ka një licencë pune, e cila ka punuar si mësimdhënëse, ka edhe një master dhe është e barabartë me konkurrentët e tjerë për mësimdhënie. Secili dokument që merret nga një shtet tjetër përveç Kosovës duhet nostifikuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Është sektor i posaçëm për njohjen e validitetit të dokumenteve, andaj thashë edhe një herë, ky dokument është valid, kjo diplomë është valide, pra asnjë lloj shkelje nuk ka, të gjitha dokumentet janë në rregull. Inspektorati i Arsimit nuk merret me thashetheme, por me dokumente. Shumë herë bëhen edhe shkelje në emër të ligjit, por që po më duket se harrojnë për ta lexuar.

Pas këtyre deklaratave, gazetari i “stop” i drejtohet edhe një herë drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Gjakovës, por nuk merr përgjigje nga ai.

Gazetari: Ne ashtu siç ju na e thatë, e verifikuam tek Inspektorati i Arsimit dhe na thanë se zonja Dubali nuk ka asnjë lloj problemi me dokumentacionin. Tani lind pyetja, pse e pengoni? Nuk është etike që të mos përgjigjeni për një shkelje qe keni bërë…

Të njëjtin veprim si drejtori bën edhe juristi i tij.

Gazetari: Dardan si jurist, çfarë opinioni do të japësh në lidhje me procedurën që ju e keni quajtur të gabuar për zonjën Dubali?

Juristi Dardan Bakia: Hajde të lutem, hiç mos më pengo…

Gazetari: Çfarë po të pengoj, e ke detyrim ligjor të përgjigjesh. Paguhesh nga taksat e…

Juristi Dardan Bakia: Hajde zotëri, unë paguhem nga taksat, e di ku jap përgjigje. Hajde të lutem.

Gazetari: Faleminderit.

Meqë drejtoria arsimore varet nga Komuna Gjakovë, “Stop” iu drejtua kësaj të fundit. Pas një mbledhjeje të posaçme, këshilltari i kreut të komunës, Agim Koci na komunikoi zgjidhjen e problemit dhe futjen e dokumenteve të Afërdita Dubalit për konkurrim për vende të lira pune.

Agim Koci: Jo na nuk jemi drejtë zgjidhjes, por kjo është e zgjidhur.

Gazetari: Tani zonja mund të konkurrojë dhe të depozitojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pastaj është meritë e saj nëse e fiton apo jo?

Agim Koci: Sigurisht , mund të konkurrojë, nëse e ka përfunduar fakultetin në një shtet tjetër, siç është Shqipëria mëmë, duhet të jetë e nostifikuar. Nëse i plotëson të gjitha këto kritere nuk është asnjë problem.

Në fund, një falënderim nga vetë zonja Dubali:  “Ju falenderoj nga zemra, posaçërisht televizionin Klan, juve gazetarët e palodhur për përkrahjen deri në zgjidhjen e çështjes sime.”/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT