I ftuar në programin “Historia ime”, në TV klan ishte endokrinologu Florian Toti. Në lidhje me rrezikun që paraqet virusi për personat me diabet, ai u shpreh se është shumë e rëndësishme sa i ekulibruar është diabeti.

Florian Toti: E para njëherë për sa i përket diabetit, diabeti vetë nuk ka ndonjë arsye të tijën që të ndikojë që të të kapi ose jo virusi, pra nuk është si sëmundjet kardiovaskulare ose sëmundjet pulmonare. Më tepër baza e diabetit është se duke dëmtuar enët e gjakut është një faktor risku kardiovaskular, pra kur kemi dhe diabetin rritet dhe risku për sëmundjet kardiovaskulare, pra automatikisht na rritet rreziku krahasuar me popullatën pa këtë problem. E dyta, varet shumë sa i ekulibruar është diabeti, pra një diabet i ekulibruar edhe pse është 80 vjeç është më i mbrojtur sesa një diabet i paekulibriuar, qoftë 60 vjeç ose 50 vjeç. Pra ky është një element shumë i rëndësishëm, sa i kontrolluar është diabeti. Pra në qoftë se diabeti është i kontrolluar jemi më të mbrojtur.

Më tej, Toti shton se duhet që këta persona të bëjnë kujdes me ushqimin, por gjithashtu duhet të lëvizin edhe pse janë në kushte shtëpie.

Florian Toti: Duhet të bëjmë kujdes me ushqimin, kam përshytypjen se kjo karantina në një farë mënyre mund të jetë më mirë, se duke qënë në shtëpi do jetë më mirë të respektojmë orarin, t’i kushtojmë më tepër kohë gatimit dhe të zgjedhim në fund të fundit ato ushqime që nuk na ndikojnë shumë në peshë, që na shijojnë, por njëkohësisht na ruajnë nga ky rrezik. Përveç kësaj është edhe pjesa e lëvizjes, duhet të përpiqemi qoftë edhe në kushte shtëpie që të lëvizim, është më mirë sesa të rrimë shtrirë. /tvklan.al