Megjithatë skuadra e tij humbet sfidën

Endri Çekiçi realizoi një supergol në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet me Koniasporin shënoi nga distanca në sfidën me Gallatasarain.

Shqiptari goditi edhe tranversën në një rast tjetër. Çekiçi ishte i pafat më vonë, pasi la fushën i dëmtuar në minutën e 30-të. Gallatasarai fitoi 2-1 sfidën.

Tv Klan