Kufiri mes Guatemalës dhe Meksikës u kthye në një arenë përplasjesh mes dhjetëra mijëra emigrantëve dhe policisë meksikane.

Dyndjet e mëdha të njerëzve që i largohen varfërisë së skajshme dhe krimit, detyruan autoritetet të mbyllin kufijtë. Të shumtë ishin ata që hidheshin në lumë për të kaluar përtej. Emigrantët kërkojnë të arrijnë në SHBA për një jetë më të mirë.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se do të dërgonte ushtrinë në jug për të mbrojtur kufirin.

Tv Klan