Ëndrra e Kosovës për Europianin

Posta

Ëndrra e Kosovës për Europianin

16:40 16/10/2019

Challandes: Nuk kemi presion për kualifikimin

Kosova është debutuese në kualifikueset e Europianit, por që në herën e parë ka shansin të marrë pjesë në fazën finale. Synimi është një nga dy vendet e para në grup dhe kjo është e mundur, por për trajnerin e dardanëve, Bernard Challandes nuk është në detyrim që ta arrijnë nga eliminatoret.

Bernard Challandes:”Ne nuk kemi presion negativ, që duhet medoemos t’i arrijmë nga grupet, kjo është një sfidë për ne dhe një shans që kemi mundësi të luajmë”.

Kosova ka edhe një shans tjetër për të qenë në Europian, finalet e Ligës së Europës për Divizionin D, por Challandes mendon t’i shfrytëzojë të gjitha. Një sfidë me rëndësi është ajo e muajit të ardhshëm në fushën e Çekisë, që ka vetëm 1 pikë më shumë se përfaqësuesja kosovare.

Bernard Challandes:”Është një sfidë e madhe të fitojmë në Çeki. Ne ia arritëm në Prishtinë, pse mos të bëjmë të njëjtën gjë atje, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe nuk e dimë çfarë na pret, pasi Çekia ka një ekip të fortë fizikisht, që ushtron presing, është kompakt dhe nuk të lejon hapësira”.

Bernard Challandes ishte i pranishëm në stadiumin e Elbasanit ku mbrëmjen e së martës u zhvillua ndeshja e 21-vjeçarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj moshe.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT