Mesfushori francez dhe United kanë vështirësi për të gjetur akordin për rinovimin

Pol Pogba dhe Manchester United janë gjithmonë e më larg. Kontrata e francezit me “Djajtë e kuq” përfundon në Qershorin e vitit 2022 dhe rinovimi momentalisht duket i vështirë.

Menaxheri i futbollistit, Mino Raiola po punon që t’i gjejë klientit të tij një akord që këtë Verë. Klubi që është i interesuar për shërbimet e futbollistit është PSG-ja.

Edhe Juventusi e dëshiron mesfushorin, por rikthimi në Torino duket i vështirë.

Në Paris kanë vetëm një objektiv, të ndërtojnë një ekip të pathyeshëm, të aftë që të mundë këdo në Evropë dhe të fitojë Ligën e Kampioneve.

Pas blerjeve të Vijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma, objektivi i radhës është pikërisht Pogba.

Sipas “Daily Mail”, parisienët janë gati që të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit. “Djajë e kuq” e dinë se nuk mund të përfitojnë më shumë, pasi rreziku është i madh që ata mund ta humbin francezin Verën e 2022 pa përfituar asnjë euro.

Nisur nga kjo, drejtuesit e klubit anglez po shikojnë për zëvendësuesin e francezit, ku i preferuari është Leon Goretzka.

United i ka ofruar lojtarit një rrogë prej 200 mijë paundësh në javë.

Klan News