18 emigranë ndërruan jetë dhe shumë të tjerë u plagosën pai një turmë e madhe u përpoq që të kalonte në enklavën spanjolle të Melilla-s në Afrikën Veriore. Sipas raportimeve, disa prej viktimave ranë nga gardhi kufizues.

Në spital u dërguan dhjetëra persona nga stafi i sigurisë, por edhe emigrantë. Kjo përplasje që ndodhi të premten ishte e para që kur Spanja dhe Maroku rifilluan marrëdhëniet diplomatike në Mars.

Shkrirja e marrëdhënieve erdhi pasi Spanja mbështeti planin e autonomisë së Marokut për rajonin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore. Zyrtarët spanjollë thonë se disa qindra njerëz u përpoqën të depërtojnë në enklavë pasi prenë rrjetën e gardhit.

Shumica u detyruan të kthehen, por më shumë se 100 kaluan dhe po qëndrojnë në një qendër pritjeje.

Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë bërë vitet e fundit një pikë qendrore për emigrantët kryesisht nën-Saharianë që përpiqen të arrijnë Evropën./tvklan.al