“Përralla” e Eneda Tarifës “ngel në klasë”. Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin europian të këngës , “Eurovision”, nuk mundi të kalonte në finale.

Tarifa ishte e 17 në radhë. Performanca e saj u shoqërua me klipin prezantues, ku Eneda u shfaq së bashku me vajzën e saj.

18 shtete u përfaqësuan me këngëtarët e tyre, por vetëm 10 arritën të kapnin shansin për t’u ngjitur në skenën e finales. “Eurovision” po zhvillohet në “Globe Arena” në Stokholm të Suedisë./

tvklan.al