Një nga masat e marra për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vendin tonë është qëndrimi i gjithë qytetarëve në shtëpi.

Përmes rrjeteve sociale, shumë personazhe publikë kanë treguar mënyrën si po e kalojnë kohën gjatë karantimit.

Një prej tyre, këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa  përmes një video tregoi mënyrën si krijon muzikë së bashku me grupin e saj muzikor.

Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. #unerrineshtepi #dotiadalim”, shkruan bashkëngjitur videos së publikuar Eneda, ku shihet teksa  këndon këngën “Ma zgjat dorën”./tvklan.al