Balluku dhe Krifca vizitojnë bizneset në Korçë

Instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike, është shtrirë edhe në sektorin bujqësor. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtoresha e AZHBR-së vizituan këtë të martë një subjekt të përpunimit të mishit në Korçë, që përdor panelet diellore për vetëkonsum të energjisë.

Balluku kërkoi nga sipërmarrësit që ulja e kostos së prodhimit nga përdorimi i paneleve fotovoltaike, të përkthehet edhe tek çmimet e produkteve.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural sqaroi se sipërmarrësit mund të aplikojnë për këto projekte në thirrjet e IPARD. 

“Të aplikojnë përmes granteve që jep ABZHR 2 herë në vit. Ne kemi tashmë rreth 6 subjekte që janë duke e zbatuar tashmë qoftë energjinë e rinovueshme, ose me trajtimin e mbetjeve blegtorale, që do të sjellin një përmirësim të mjedisit ku jetojmë”.

Deri tani janë 6 subjekte në vend që përdorin energjinë e rinovueshme.

Tv Klan