Ndërprerja e energjisë elektrike ka qenë një nga problemet më të prekshme për shqiptarët. Edhe pse reshjet nuk kanë qenë të pakta, ndërprerja e energjisë vijon dhe lidhur me këtë janë ngritur pikëpyetje të mëdha. Për të diskutuar rreth kësaj teme ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan

“Reshjet e kohëve të fundit e kanë rritur ndjeshëm nivelin e kaskadës dhe këto lloj prurjesh dhe një vazhdueshmëri importi do të sigurojnë furnizim normal që do të thotë 24 orë. KESH ka gjithë sasinë e nevojshme që kompania e shpërndarjes i kërkon për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike. Në të gjithë Shqipërinë ka furnizim normal”, tha Bojaxhi.

“Unë mendoj se do vijojë të ketë probleme, të cilat do të justifikohen me probleme të natyrës. Kufizime ka në Berat, në Vlorë, Elbasan, Korçë etj”, tha Harasani./tvklan.al

Të ftuar: Gjergj Bojaxhi, Andis Harasani.