Presidentja e KE: Do të na shpëtojnë përgjithmonë prej varësisë ruse

Presidentja e Komisionit Europian u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian për bashkëpunim, që unioni të fitojë pavarësi energjetike nga Rusia. Pasi liderët europianë nuk arritën ndonjë marrëveshje për përballimin e krizës energjetike në samitin e kësaj jave, shefja e Komisionit shpalosi në Tëitter propozimet e saj për të pavarësinë energjetike të BE-së.

Fokusi sipas saj, duhet të jetë tek energjia e gjelbër e rinovueshme dhe pse jo edhe tek energjia bërthamore. Por deri në tranzicionin e plotë tek këto lloj energjish, Europa duhet të krijojë një rezervë të përbashkët gazi për të menaxhuar më mirë shpërndarjen drejt vendeve anëtare ku nevojat janë më të larta. Strategjinë e re pritet ta paraqesë para fundit të këtij viti.

Franca është ndër mbështetëset kryesore të energjisë bërthamore, teksa Gjermania, vitet e fundit po zbaton politikën e mbylljes së centraleve bërthamore. Po këtë javë, presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte gati të hapte rubinetat e gazit për Bashkimin Europian, sapo unioni të pranojë gazsjellësin Nord Stream II, që transporton gazin rus përmes detit, drejt Gjermanisë, duke shmangur Ukrainën.

Tv Klan