Gjatë periudhës Korrik – Shtator të këtij viti, ekonomia shqiptare u rrit me 4.69%, duke shënuar rritjen më të madhe si përqindje në një tremujor në 5 vitet e fundit. Dy janë sektorët të cilët kanë dhënë kontributin më të madh në shtimin e prodhimit kombëtar: energjia elektrike, e cila ka rritur prodhimin si rezultat i reshjeve në këtë periudhë dhe tregtia dhe transporti.

Energjia ka pësuar rritjen më të madhe edhe ndaj vetë sektorit të saj, krahasuar me një vit më parë, me 15%, ndërsa edhe ndërtimi është rritur me afro 6% bashkë me tregtinë dhe transportin. Me rënie është sektori i informacionit dhe komunikacionit.

Konsumi në tremujorin e 3-të të vitit u rrit me 3.8%, ndërsa shpenzimet e qeverisë ranë me 2.43%.

Tv Klan