Energjia e pastër dhe e rinovueshme e përftuar nga shiu, shpejt mund të bëhet realitet. Një grup kërkimor i Universitetit të Singaporit ka bërë një hap përpara në këtë drejtim, falë një sistemi inovativ që shfrytëzon të njëjtin fenomen që bën të mundur gjenerimin e elektricitetit statik. Me këtë metodë kanë arritur që nga pikat e shiut të krijojnë energji të mjaftueshme për të ndriçuar 12 llampa LED për 20 sekonda.
Rezultati është publikuar në revistën shkencore të Organizatës Amerikane të Kimisë ACS Central Science dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi mund të hapë rrugën krijimit të impianteve të vogla në hapësira publike.
Pikat e ujit mund të prodhojnë energji kur rrëshkasin në rrëke përmes një kanali të veshur plotësisht me një material përçues dhe në këtë rast pikat e shiut mund të ngarkohen ose të shkarkojnë energji.
Falë sistemit të krijuar lejon konvertimin në elektricitet të 10% të energjisë së prodhuar nga uji i shiut, vlerë kjo 5 herë më e lartë në krahasim me të gjitha tentativat mëparshme të kryera deri më sot.
Klan News