Ulja e prodhimit të energjisë elektrike në muajt e dimrit ka goditur fuqinë eksportuese të vendit, çka pritet të japë efekt të konsiderueshëm edhe në rritjen ekonomike për këtë periudhë.

Për dy muajt e parë të vitit eksportet kanë rënë me 6.3% krahasuar me një vit më parë.  Në total për Janarin dhe Shkurtin, Shqipëria ka eksportuar 27  milion Dollarë më pak mallra. Tregtia jashtë vendit është ulur edhe për grupin e mineraleve,metaleve dhe materialeve të ndërtimit, ku shitja e tyre ka rënë me 2.8% për shkurtin, ndërsa shitjet e industrisë fasone janë ulur me 0.3%.

E kundërta ka ndodhur me importet, të cilat janë rritur me 8.1%, ku peshën kryesore e ka dhënë blerja e energjisë elektrike. Ky grup është rritur 6.5% krahasuar me një vit më parë.

Vetëm për dy muajt e këtij viti, energjia elektrike e blerë në tregun vendas dhe atë të jashtëm llogaritet të kapë shifrën e 60 milion Eurove.

Tv Klan