Pas një vit të thatë dhe me humbje financiare të mëdha për shkak të thatësirës, reshjet e shiut kanë rikthyer përmbys situatën për Korporatën Elektroenergjetike. KESH ka arritur të prodhojë 28.8 milionë kilovat orë energji elektrike një ditë më parë, duke shënuar një rekord historik. Ky prodhim energjie ia kaloi rekordit të vendosur në vitin 2010 me rreth 27.7 milionë kilovat/orë. Së bashku me prodhimin e hidrocentraleve të vegjël, 13 shkurti ka sjellë një prodhim energjie pre 40 milionë kilovatësh.

Nga ana e saj korporata ka nisur shkarkimet e kontrolluara disa ditë më parë, të cilat raportohet se janë ndalur dhe kaskada e Drinit është duke shfrytëzuar me të gjitha kapacitetet e saj.

KESH është duke eksportuar energji për të gjithë muajin shkurt, ndërsa ka nxjerrë në treg një tjetër sasi për shitje, nisur nga rritja e prodhimit. Deri tani nga shitjet janë siguruar rreth 8 milionë euro fitime.

Vitin që shkoi kompanitë e sektorit energjitk në vend shpenzuan 200 milionë euro për të blerë energji, ndërsa qeveria ndryshoi buxhetin për t’i dhënë hua OSHEE-së që të importojë energji elektrike nga jashtë.

Tv Klan