Një vajzë 9-vjeçare është cilësuar si një ëngjëll mbrojtës.  Vajza ka gjetur një foshnje të porsalindur e cila ishte braktisur nga prindërit e saj.

Elysia Laub, nga Indiana, SHBA, e pa foshnjen të shtrirë në bar së bashku me kordonin e kërthizës dhe të mbuluar me krimba, në oborrin e pasëm të shtëpisë së fqinjëve.

NINTCHDBPICT000251665197

 

Vajza e vuri re foshnjen ndërsa shkoi për të parë derrat e familjes, duke menduar se njëri prej tyre ishte larguar.

NINTCHDBPICT000251665195

Falë ndihmës së vajzës e cila telefonoi prindërit e saj dhe policinë foshnja e porsalindur u dërgua menjëherë në spital.

Ndërkohë policia po punon për gjetjen e prindërve të saj të cilët e kanë braktisur ndërsa ka falenderuar vajzën heroinë e cila ka bërë një zbulim tepër të rëndësishëm.

Për fat të mirë foshnja e braktisur kishte pësuar vetëm disa djegie nga dielli , por ajo nëse do të kishte qëndruar edhe pak më gjatë nuk do të mbijetonte.

Vogëshushes së mbijetuar tashmë i kanë vënë edhe pseudonimin “Mrekullia Jane Doe.”/tvklan.al