Një nga reperët e njohur shqiptar, Bardhi ka publikuar ditën e djeshme projektin e tij më të fundit muzikorë.

Artisti nga Kumanova ka publikuar këngën “Engjulli im”, një ripërpunim i këngës së njohur “Melegim” të Soolking dhe Dadju.

Ai po shijon suksesin e albumit “Trëndafil”, ku përfshihen edhe 20 këngë të reja.

Artisti ka bashkëpunuar me disa këngëtarë të njohur të muzikës hip-hop si Azet, Ledri Vula, Kidda, Lumi B, Gjesti etj.

Së shpejti Bardhi do të publikojë edhe këngët e reja të albumit të tij. /tvklan.al