E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Eni Çobani ka treguar për herë të parë se pasioni i saj ishte të ndiqte degën e mjekësisë, por gjatë rrugës ajo u bë një juriste mjaft e suksesshme. Gjithsesi sipas saj edhe në profesionin e saj bën pak mjekësi duke shëruar disa zemra apo duke qetësuar disa sy.

Eni Çobani: Unë e dashuroj si profesion dhe nuk bëhet asnjë gjë nëse ti nuk e do diçka. Por po të më pyesësh nëse do e dija që në fillim që do ecje kështu në këtë rrugë, nuk e di nëse, se unë dashuruar kam pasur mjekësinë dhe them që dhe ajo do kishte sfida të mëdha si profesion. Si juriste nuk e kisha menduar që do kisha gjithë këtë lloj ngarkesë, por që them që bëj dhe pak mjekësi, pra brenda fushës sime shëroj ca zemra, qetësoj ca sy, pushoj ca lot.

Katerina Trungu: Janë raste që mund të jenë të ngjashme.

Eni Çobani: Në fakt mua më vjen mirë që sot ka fillua të flitet shumë se në momentin kur e kam filluar këtu e 11 vite më parë se u bë 11, po hyjmë tek i 12-i, mua më duket sikur ka filluar dje. Ka filluar të flitet për ndërmjetësimin dhe në momentet e para kur më merrnin në intervistë, sigurisht që ishin skeptikë deri diku ata që më ftonin, që a do vazhdonte ky mision dhe unë i thosha më lini vetëm 10 vjet dhe do shikoni se realiteti do ndryshojë. Jam shumë e lumtur se ka ndryshuar shumë. Ndërmjetësimi është bërë pjesë e familjeve dhe pse jo zgjidhje për shumë konflikteve. Në rang kombëtar jemi shumë, pra nuk është vetëm Eni, por ata sigurisht bëjnë punën  e tyre të përditshme deri diku të padukshme, por që janë shumë rezultatevë dhe me sukses, kështu që gjej vendin për t’i përgëzuar të gjithë kolegët që kanë marrë një sfidë shumë të vështirë. /tvklan.al