Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka bërë një intervistë ndryshe nga herët e tjerë. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve kurioze të qytetarëve dhe një ndër to ka qenë nëse bëhet bashkëshorti i saj xheloz apo jo.

Qytetari: A bëhet xheloz bashkëshorti juaj dhe si e merrni me të mirë kur ai merzitet.

Eni Çobani: Aveniri është një natyrë që të paktën para meje nuk e ka treguar kurrë xhelozinë sepse e ka treguar vetë jeta ime. Unë jam një njeri që prezantohem në pjesën më të madhe të ditës edhe të jetës vetëm, por duke ditur që kam një njeri si Aveniri që më pyet gjithmonë në shtëpi krahë hapur, buza gaz dhe vetëm me një pyetje që a je lodhur. Kështu që normalisht një njeriu të tillë përveçe t’i japësh dashur, nuk ke se çfarë t’i thuash tjetër, por që xhelozi nuk më ka shprehur. Ndoshta ka dhe unë nuk di ta them, por duhet pyetur ai. Kur ai mërzitet kam metodat e mia (qesh). Qetësia, mospërgjigjia në momentin në të cilin t’i bën një debat. Të tërë bëjmë debate, nuk diskutohet, kemi mendime të ndryshme, por unë në fund qesh dhe e harrojmë atë që thamë. Ai është më tolerant se sa unë, unë jam më pak kokfortë në vendimmarrjet e mia, ndërkohë ai është më i lirshëm, më tolerant, i shikon të dyja anët e medaljes. /tvklan.al