Juristja e njohur, Eni Çobani ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Në lidhje me vijueshmërinë e rubrikës “Shihemi në gjyq”, në e Diela Shqiptare, Çobani u shpreh se programi do vazhdojë duke respektuar të gjitha rregullat që janë venë për të gjithë dhe madje dhe madje edhe me mjaft supriza.

Eni Çobani: Programi do vazhdojë. Ne këtë të diel, do jemi në një format tjetër, i cili sigurisht do respektojë rregullat që janë vënë për të gjithë. Ne kemi një fat të madh, që ndoshta studiot e tjera nuk e kanë, ne jemi një studio e stërmadhe, ku largësia ime me protagonistët është rreth 12 metra. Kështu që nuk ka asnjë problem dhe largësia mes tyre është 10 metra. Arditin nuk do ta kemi, por megjithatë formën me të cilën ne do ta sjellim Arditin në studio, do ta ndjekin shqiptarët ditën e diel. Seancat do të vazhdojnë, ndërmjetësimet janë më tepër se kurrë aktuale. Pse janë më tepër aktuale? Se gjyqet do t’i zvendësojë ndërmjetësimi./tvklan.al