Juristja Eni Çobani ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi lidhjen e ngushtë që ka me diplomaten nga Kosova, Edita Tahiri. Çobani tha se edhe pse janë kushërira, bashkë janë takuar vonë. Siç tregon juristja, takimi mes tyre erdhi pikërisht pas një bisede në rrjetet sociale.

“Me Editën jemi kushërira, por jemi njohur vonë. Unë nga mamaja jam nga Luma e Kukësit dhe Edita po ashtu ka të ëmën vajzë nga kjo zonë, por të martuar në Prizren. Daja im më thoshte gjithmonë që t’i flisja Editës në rrjetet sociale, por mua më vinte zor, më dukej një zonjë e madhe. Por ashtu ndodhi, komunikuam në rrjetet sociale dhe ajo më tha: “Kur të vish në Prishtinë kam dëshirë të të takoj”. I thashë që kisha një rrugë për në Prishtinë dhe lamë një takim. U takuam dhe kur më erdhi përballë u habita, sepse pashë një grua shumë sportive, një zonjë të thjeshtë. Qëndruam bashkë për pak kohë, sepse unë isha e ftuar në një emision dhe të nesërmen kam bërë një status ashtu sikundër unë e ndjeja. Edita në darkë më shkruan: “Eni të zhgënjeva?” Sepse unë prisja një zonjë të madhe, atë ndërkombëtaren, por ajo më doli me profil shumë të thjeshtë. Që nga ajo ditë ne nuk jemi ndarë më me njëra-tjetrën”,

tha Çobani.

Gjatë emisionit Çobani mori edhe një videomesazh nga diplomatja, e cila vlerësoi lidhjen e tyre si shumë të veçantë dhe të fuqishme.

“Jam e lumtur që të përshëndes nga Italia, nga vendi ku ke studiuar ti dhe të të them që jam shumë e lumtur që jemi njohur. Njohja jonë është shumë e veçantë, erdhi në Vjeshtë dhe deri tani në Pranverë ne kemi krijuar një lidhje shumë të fuqishme ku bashkohen shumë gjëra, dashuria, respekti, lidhja e gjakut, por edhe gjatësia e valëve intelektuale. Je ikonë e drejtësisë shqiptare. Ke lidership dhe rrezaton shpresë. Ti ofron drejtësi për të gjitha ata që iu mungon drejtësia. Lidhja jonë nuk ishte për shkak të lidhjeve të shkëputura të kombit tonë, por në të ardhmen do të jetë udhëtimi jonë i përbashkët”,

tha Edita Tahiri në videomesazh.

/tvklan.al