Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë juristja e njohur Eni Çobani të cilën e shohim çdo të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka fituar zemrën e gjithë publikut dhe ngjall interes tek të gjithë si për jetën private ashtu dhe profesionale.

Në emision janë siguruar disa pyetje nga qytetarët, që Çobani i është përgjigjur me shumë dëshirë. Një ndër këto pyetje ka qenë nëse ka bërë botoks. Ajo është shprehur se këtë fjalë nuk e ka përqafuar ende falë genetikës së saj.

Qytetarja: Për ju duket se koha ka ndaluar, por a keni bërë ndonjëherë botoks për mirëmbajtjen e fytyrës suaj?

Eni Çobani: Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë herë pas here që ta kemi këtë jetëgjatësi e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndjerë të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit. /tvklan.al