Eni Çobani zgjidh misterin e dëmshpërblimit të aksidentit: Mashtrim


Eni Çobani zgjidh misterin e dëmshpërblimit të aksidentit: Mashtrim

18:48 25/09/2022

Paratë e dëmshpërblimit nga humbja e vajzës së Bardhylit janë arsyeja pse ai sot në “Shihemi në Gjyq” ndodhet përballë babait të tij, Ibrahimit. Pas vdekjes së vajzës në aksident, në vitin 2016, Bardhyli iu drejtua Francës dhe qëndroi 6 vite pa u kthyer në Shqipëri. 10 ditë pas varrimit, djali i hallës, Selim Sala, i ofrohet për ta ndihmuar për të marrë paratë e dëmshpërblimit.

Asokohe, siç rrëfen Bardhyli në “E diela shqiptare” në Tv Klan, gjendja psikologjike nuk e lejonte të merrej vetë me procedurat, ndaj i la disa prokura Selimit ku e autorizonte. Shuma e dëmshpërblimit, pas zbritjes së shpenzimeve ligjore, është 135 milionë lekë, të cilat Selimi ka thënë se ia ka dorëzuar Ibrahimit,  së bashku me prokurat, që ky i fundit i ka firmosur.

Bardhyli, ka marrë vetëm 50 milionë lekë, ndërsa 85 milionë të tjera nuk i ka parë kurrë. Ku janë paratë dhe çfarë ka ndodhur me to? Eni Çobani sqaron qartë palët dhe publikun.

Eni Çobani: Në prokurën e Selimit, se ky është gabimi që ka bërë zotëria, ja ku e kemi dhe prokurën e Selimit dhe unë e kam vijëzuar me të kuqe, i thotë, “me anë të kësaj prokure, shprehemi se jemi dakord se shuma që presim të përfitojmë kalojnë nga llogaria e avokatit te Selim Nexhip Sala”. Atëherë, ti i ke dhënë një prokurë këtij zotërisë, është e vërtetë, por avokatët nuk e kanë që duhet t’ia japin Selimit. Atëherë, avokati duhej të ngrihej e të thoshte, “Bardhyl i dashur, unë shumën nuk ia kaloj dot këtij se përgjigjem në prokurori”, se ai është njeri i ligjit, Selimi nuk e di ç’profesion ka, por avokati është njeri i ligjit.

Pyetja ime sot është kundrejt avokatëve të nderuar dhe kolegëve të nderuar, ku e keni pasur ju të thënë në prokurën tuaj që e kam unë këtu prej 3 faqesh, që shumën që ju do përfitonit nga dëmshpërblimi i humbjes së jetës së vajzës 12-vjeçare duhet t’ia kalonit Selim Salës? Nëse ju më thoni që e keni pasur në mënyrë ligjore këtë, atëherë unë tërheq çdo fjalë që kam thënë deri në këto momente, por unë ligjin e njoh mirë dhe ligjin e kam frikë shumë.

Banka që ka kaluar paratë nga emri i avokatit tek Selimi, ku ka qenë detyrimi ligjor që banka që kërkon 100 dokumenta për lloj-lloj gjërash, në këtë rast ka marrë një prokurë dhe ka thënë, është këtu që duhet të kalojë nga avokati tek Selimi. Është prokurë e Selimit dhe jo e avokatit, paratë kalojnë te avokati dhe avokati nuk e ka që duhet të kalojnë tek Selimi.

Ardit Gjebrea: Është pakujdesi apo është diçka tjetër?

Eni Çobani: Është komplet mashtrim në keqinterpretim të ligjit me dashje nga të gjithë operatorët që kanë qenë në mes, por mbi të gjitha, çfarë ndodh? Merr 135 milionë lekë Selim Sala. Ka marrë 135 milionë lekë se kam letrat e bankës këtu./tvklan.al












Të ngjashme