Zhaklinë Lekatari feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori në studio

Opinionistja e “Love Story Talk”, Zhaklinë Lekatari feston sot ditëlindjen. Moderatori i programit, Eni Shehu, ishte ai që i bëri një urim të veçantë në studio.

“E di që nuk të pëlqen shumë kur të gjithë dritat drejtohen tek ty, por sot më lejo mua të të uroj edhe 100 vite të lumtura, me shumë dashuri dhe njërëz që të duan dhe që i do pranë. Dhe me një karrierë shumë të bukur”, tha Eni, ndërsa në fund pati një përqafim të ngrohtë me opinionisten.

Eni me skena të forta gjaknxehtësie? Konkurrenti tregon çfarë ka ndodhur pas kamerave

Eni, konkurrenti i cili ka shprehur pëlqimin hapur për Katerinën ka treguar një episod që ka ndodhur në xhirime me fronisten. Ai është shprehur se persona nga produksioni kanë hedhur fjalë ndaj fronistes, kur ky ka qenë në takim me të. Prandaj edhe ka reaguar ashpër, por tha se nuk është gjaknxehtësi.

Eni Shehu: Në xhirimet e filmave tuaja ka pasur një skenë ku ti ke shprehur një shenjë të fortë xhelozie duke iu drejtuar stafit dhe duke i tërhequr vëmendje për të mos pasur kontakt me Katerinën.

Eni: Po patjetër. Nuk duhet të ndodhë ajo aspak. Secili bën punën e vet. Përderisa jam unë në takim. Thjesht unë të rri në vendin tim që më takon mua dhe të mos futet aty ku unë jam prezent se është ofendim për mua. Si vjen ti tani, unë me Katerinën “ngacmon” dhe hedh fjalë. Kjo nuk është gjaknxehtësi, por t’i tregosh dikujt që e tepron.

Më vonë, Eni e sqaroi dhe tha se janë folur “fjalë që nuk i pëlqejnë”. “Nëse dikush do të flasë ato fjalë, t’i flasë kur unë nuk jam prezent me Katerinën”, u shpreh ai.

Ndërkohë edhe Katerina pranoi se ka ndodhur një episod, megjithatë theksoi se di ta mbrojë veten e saj.

“Ka ndodhur diçka që më ka dhënë bezdi. Unë kam folur diçka. Ai ka parë një bezdi nga ana ime, por nuk e di ça ka bërë, ça ka folur”, tha Katerina./tvklan.al