Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me gazetarin e njohur Enkel Demi, emision i regjistruar para pandemisë. Ai ka një karrierë të gjatë në radio dhe televizion, dhe tregoi se fillimet e tij i ka në radio, madje mendonte se gjithë jetën do merrej vetëm me radio.

Në televizion ka dalë krejt rastësisht në vitin ’99 dhe pa dëshirë sepse nuk dëshironte të hiqte mjekrën.

Mirela Milori: Ti nuk je vetëm në televizion, ti je në radio. Ti je një ndër gazetarët që i ke qëndruar radios. Televizoni, radio si janë për ty?

Enkel Demi: Radio është profesioni im i vërtetë. Unë kam studiuar radio, atë lloj shkollimi pasuniversitar e kam bërë për radio. Jam i zoti ta jap në universitet lëndën e radios, pavarësisht se nuk e jap. Pra jam njeri i specializuar në radio dhe mendoja se unë gjithë jetën do bëja vetëm radio. Në televizion kam dalë rastësisht dhe gati-gati dhunshëm sepse nuk dëshiroja të dilja, për një arsye fare qesharake se nuk doja të hiqja mjekrën.

Mirela Milori: Dhe?

Enkel Demi: Hoqa mjekrën dhe dola në televizor dhe që atëherë s’e kam mbajtur më. Tani që shoh tim bir me mjekër them: Bo si ka njerëz që mbajnë mjekër.

Mirela Milori: Kur ke dalë në televizion? Sa vjeç ishe?

Enkel Demi: Do kem qenë 24-25 vjeç, në ’99 kam dalë për herë të parë në televizion. /tvklan.al