Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-gjykatëses së Krujës

Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha do vazhdojë të qëndroje në qeli, pasi Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar kërkesën për zëvendësim të masën së sigurisë. Hoxha kërkoi masë sigurie arrest në shtëpi për shkak të problemeve familjare.

Burime thanë për Klan News se gjatë zhvillimit të seancën avokati i gjyqtares ka paraqitur si provë një dokument që vërteton se vajza e mitur e Enkeleida Hoxhës nuk ka shkuar në shkollë që në momentin që është arrestuar e ëma.

Po ashtu është përkeqësuar gjendja shëndetësore e djalit që është autik. Mbrojta i ka kërkuar gjyqtares Etleva Deda që të caktohet një ekspert për të përcaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të djalit të Enkeleda Hoxhës.

Por të gjitha kërkesat e paraqitura nga mbrojtja janë rrëzuar nga Deda. Gjykata e Posaçme ka kërkuar që të paraqiten të gjitha provat nga ana e mbrojtjes në mënyrë që të bëhet zëvendësimi i masës së sigurisë. Enkeleida Hoxha u prangos në 11 Shkurt në sallën e gjyqit në Krujë me urdhër të SPAK.

Ajo akuzohet së bashku me 9 persona të tjerë  për korrupsion. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me avokatin Aldo Tabaku dhe sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuci merrnin para për të liruar nga burgu persona të dënuar.

Tv Klan